Ballina Bota Shmangie ndaj taksave apo bamirësi? Tufat me para hidhen nga dritarja e...

Shmangie ndaj taksave apo bamirësi? Tufat me para hidhen nga dritarja e një pallati në Indi (VIDEO)

Të gjithë do donim që një ditë të na binin papritmas para nga qielli. Kjo u ka ndodhur disa njerëzve në një rrugë në Indi, ku tufat me rupi ranë jo fiks nga qielli, por nga dritarja e një pallati të lartë.

Siç shihet në videon e publikuar në mediat sociale, tufat me kartëmonedhat rupi 2 mijëshe dhe 500-she shihen duke fluturuar nga dritarja e një ndërtese në Kalkuta, Indi.

Njerëzit dëgjohen duke qeshur ndërsa paratë bien në trotuar. Ende nuk është e qartë pse paratë u hodhën nga dritarja.

RT shkruan se ka një teori se oficerët e taksave mbi të ardhurat kishin bastisur një zyrë dhe se të dyshuarit u përpoqën të fshinin paratë e paligjshme.

Sidoqoftë, Drejtoria e Inteligjencës së të Ardhurave të Indisë ka mohuar çdo lidhje me videon virale.

Artikulli paraprakArjanit Hoxha paralajmëron befasi të mëdha në prag të pesë vjetorit të Lëvizjes Besa!
Artikulli tjetërPrej kohësh jeton në Turqi, por aktori i njohur poston foton më të bukur të fëmijërisë në Shqipëri