Ballina Bota Greqia nën kthetrat e koronavirusit, 5 viktima dhe 387 të infektuar; 11...

Greqia nën kthetrat e koronavirusit, 5 viktima dhe 387 të infektuar; 11 në rrezik jete

Greqia është mbërthyer nga virusi Covid 19 dhe shifrat po rritenb në mënyrë të frikshme. Aktualisht janë 5 të vdekur dhe 387 të prekur, nga të cilët 11 në gjendje të rëndë e thënë ndryshe me insuficencë respiratore. Për shkak të kësaj situate nga nesër janë anuluar të gjitha operacinet e planifikuara, ose jo urgjente të kryhen në spitalet e vendit.

Ndërkohë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i jep një mesazh popullit grek, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke i thënë “Jemi në luftë me një armik të padukshëm, por jo të pamposhtur. Prioritet për ne të shpëtojmë jetë, të cvendosur paketa 2 miliardë euro për aktivitete prodhuese që kanë ulje të xhiros për shkak të situatës.

Mitsotakis është referuar në të gjitha masat mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19 si dhe masave ekonomike, ndërsa ka kërkuar nga biznesi të mos ketë asnjë pushim nga puna.

Së fundi, kryeministri grek ka pohuar se 2-mujori i ardhshëm është shumë kritik dhe ka theksuar se mbi të gjitha sot duhet të kemi përgjegjësi personale.

“Greqia do të dalë më e fortë nga kjo situatë”, ka theksuar Mitsotakis, që do të dërgojë mesazhin e tij për popullin grek çdo javë, në këtë fazë kritike kur Greqia, si dhe vendet e tjera, po izolohet dhe bllokon gjithçka gradualisht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews