Ballina Bota COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në SHBA, shënohen 20,580 viktima, mbi gjysmë milioni...

COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në SHBA, shënohen 20,580 viktima, mbi gjysmë milioni njerëz të infektuar

COVID-19 është ende një kërcënim për botën. Nurmi i viktimave në rang global ka shkuar në 108,852 dhe të infektuar aktualisht janë 1,780,909 persona. Lajm i mirë është se 404,497 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Në shtetin kinez gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë i infekuar, ndërkohë në total numri i viktimave është 3,339.

Edhe pse virusi u përhap për herë të parë në Kinë, tashmë epiqendra e COVID-19 është Europa. Në Itali kanë humbur jetën 19,468 persona, ndërsa në Spanjë 16,606 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Numër të lartë viktimash ka edhe Franca. Deri më tani raportohet se 13,832 qytetarë kanë humbur jetën në këtë shtet. Situata është më mirë në Gjermani, pasi aty janë shënuar vetëm 2,871 viktima.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numërohen 20,580 viktima dhe aty është numri më i madh i personave të infektuar. Deri më tani rezultojnë të prekur nga COVID-19 533,115 persona.

COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Të infektuar ka në Greqi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi. Sakaq, në Shqipëri rezultojnë të infektuar 433 persona dhe janë shënuar 24 viktima. Ndërsa 217 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

https://youtu.be/oMPtxg4oKso

https://youtu.be/t_luYq-vxjA

https://youtu.be/wnLra6RCaEg

https://youtu.be/eaNygEeB7xY

@tn.lajmelokale
@tetovanews