Një shqiptar i infektuar me koronavirusi është kapur nga karabinerët pasi ka thyer karantinimin. Sipas Sienanews, shqiptari që banonte në siena ështq shprehur se po shkonte tek ferma që t’u hidhte pulave ushqim.
“Duhet t’u dërgoja pulave ushqim. Nuk kishin ngrënë,”– mësohet të ketë thënë shqiptari në fjalë.
Më pas, 35-vjeçari është shoqëruar sërish për në banesën e tij nga karabinierët dhe është vënë një tjetër person për të ushqyer pulat.
Rasti u raportua në Prokurorin Publik të Gjykatës së Sienës por u gjobit me 800 euro, dhe nëse e shlyen brenda 30 ditëve, do të ketë 30% zbritje.
Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Të paktën 636 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në Itali, në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave ne 16.523.
Dy ditët e fundit është parë një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave, ku dje u shënuan 525 vitkima nga koronavirusi. Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 16523, bilanci më i lartë në botë mes vendeve që janë prekur nga virusi.
Ndërsa numri i të infektuarëve është rritur në 132,547, ku vetëm 3599 raste të reja janë shënuar brenda një dite.