Ballina Bota Kina refuzon hetimin, bota kërkon detaje për virusin dhe origjinën e tij

Kina refuzon hetimin, bota kërkon detaje për virusin dhe origjinën e tij

Kina ka kundërshtuar hetimin e pavarur ndërkombëtar për të mësuar rreth origjinës së coronavirusit.

Një diplomat i lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen, tha për BBC se një kërkesë e tillë ishte e motivuara politikisht dhe për të larguar vëmendjen e Kinës nga lufta kundër pandemisë.

Informacioni në lidhje me origjinën e Covid-19 dhe si filloi përhapja mund të ndihmonte vendet për të trajtuar sëmundjen. Virusi mendohet të ketë dalë në një treg i kafshëve të egra në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, një raport i BE-së akuzon Kinën për përhapje të informacioneve dezinformuese për krizën.

Shërbimi i Punëve të Jashtëm i BE-së thotë se Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, kanë “shënjestruar histori konspirative” në BE dhe vendet fqinje.

Presidenti amerikan, Donald Trump gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Kinën për trajtimin që i ka bërë shpërthimit të SARS Cov2, ndërsa shteti i Misurit po hedh në gjyq qeverinë kineze, duke e akuzuar atë se ka bërë pak për të ndaluar përhapjen e virusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews