Ballina Bota “U kam borxh jetën mjekëve”, Kryeministri Boris Johnson del nga spitali…(VIDEO)

“U kam borxh jetën mjekëve”, Kryeministri Boris Johnson del nga spitali…(VIDEO)

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, sapo ka lënë spitaln St Thomas’, ku për një javë, mori trajtim për simptomat e koronavirusit.

Johnson qëndroi tre ditë në terapi intensive, për shkak se temperatura e tij nuk po ulej dhe shfaqte probleme me frymëmarrjen.

Një zëdhënës në Downing Street u shpreh se kryeministri “ka lënë spitalin dhe vijon të rikuperohet”.

Mësohet se Johnso nuk do të rikthehet menjëherë në punë, një këshillë kjo e ekipit të tij mjekësor.

Më herët Johnson në një deklaratë të shkurtër kishte falenderuar mjekët të cilët i shpëtuan jetën.

“Nuk mund ti falenderoj mjaftueshëm. U kam borxh jetën time”, tha kryeministri.

Mbretëria e Bashkuar, vijon të regjistrojë shifra të larta fatalitetesh nga Covid-19 dhe qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë të izoluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews