E hënë, 27 Shtator, 2021

Humb jetën talenti 18-vjeçar i Skëndërbeut

Must Read

Një ditë e zezë për futbollin shqiptar.

Futbollisti i akademisë së KF Skëndërbeu Dorian Tahirllari është ndarë nga jeta.

18-vjeçari para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Por pavarësisht operacionit dhe kurimeve të shumta, Doriani nuk arriti dot ta fitonte këtë betejë dhe mbrëmjen e kaluar mbylli sytë për herë të fundit.

“Në shtator vura re që njëri testikul ishte ënjtur dhe më pas erdha në shtëpi dhe i tregova familjarëve. Shkuam në spital, ata më thënë të shkoja në Tiranë, ku bëra operacionin. Doktori më tha që nuk kisha nevojë për kimio, s’ka probleme dhe mund të shkoja edhe në stërvitje”, tregonte Dorjani para pak kohësh.

Ai vazhdoi stërvitjen por mesa duket sëmundja kishte qenë më e rëndë se sa kishte menduar: “Filloi një dhimbje mesi dhe e lashë stërvitjen. Më thanë të operohesha sërish dhe shkuam në Maqedoni. Atje panë qe e kisha edhe në kurriz edhe në stomak”. Pavarësisht sëmundjes së rëndë, Doriani kishte shpresa se do të shërohej dhe thoshte se e ka marrë malli për futbollin dhe se do kthehej sapo të mbarojë këtë.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Qetësimi i situatës në veri/ Kurti në mesnatë flet për telefonatat me Borrellin e Stoltenbergun

Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës. Kryeministri i Kosovës, Albin...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img