Ballina Sport “Pogba nuk do largohet”, një shqiptar gëzon tifozët e Manchester United

“Pogba nuk do largohet”, një shqiptar gëzon tifozët e Manchester United

Paul Pogba është një ndër emrat më të përfolur në merkato. Juventus dhe Real Madrid shihen si dy nga destinacionet e mesfushorit të Manchester United. Vetë kampioni i botës e ka shprehur disa herë dëshirën për t’u larguar, por një shqiptar mendon të kundërtën.

Adnan Januzaj ka folur rreth së ardhmes së francezit për Het Nieuwsblad. 25-vjeçari ra në sy te “Djajtë e Kuq”, teksa është pjesë e Real Sociedad në La Liga prej vitit 2017.

Me Pogba ka krijuar një miqësi të fortë prej kohës që ishin pjesë e të rinjve të United dhe Januzaj lumturon tifozët e klubit anglez me këtë deklaratë. “Mendoj se Paul nuk do të largohet nga Manchester United, ai do të qëndrojë ku është.

Jemi shumë të lidhur bashkë, njihemi që kur ishim fëmijë tek Akademia e United. Edhe familjet tona janë gjithashtu miq mes tyre dhe vijojmë t’i ruajmë kontaktet. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë“, deklaron Adnan Januzaj. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews