Ballina Bota Çudit “Robin Hood-i” në Turqi, i paguan borxhet në dyqane të varfërve...

Çudit “Robin Hood-i” në Turqi, i paguan borxhet në dyqane të varfërve të një qyteti

Një person i panjohur po u paguan borxhet të varfërve në qytetin Tuzla të Turqisë, por askush nuk e di pse dhe se kush është ky njeri.

Në një kohë kur Turqia aziatike është “pushtuar” nga varfëria, ky njeri misterioz u ka lënë familjeve të varfra zarfa me para poshtë derës së shtëpisë.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, tha pronari I një dyqani agjensisë së lajmeve “Demiroren”.

Ai shtoi se ky person I panjohur kishte me vete edhe 4 persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”, tregon pronari i dyqanit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews