Ballina Bota President të këtillë shteti nuk keni parë kurrë më parë, futet në...

President të këtillë shteti nuk keni parë kurrë më parë, futet në det për të shpëtuar dy gra në rrezik jete (VIDEO)

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa (71) ndihmoi në shpëtimin e dy grave, kajaku i të cilave u përmbys në provincën Algarve.

Në foto, shihet teksa presidenti po notonte drejt grave që ishin larguar nga rrymat e detit.

Ai më vonë u tha gazetarëve se rrymat detare i kishin tërhequr ato larg nga plazhi.

Rebelo de Sousa aktualisht është me pushime në provincën jugore të Algarve, duke promovuar kështu turizmin portugez.

Ekonomia e Portugalisë është shumë e varur nga sektori i turizmit, i cili është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit.

Presidenti foli me gazetarët në plazhin Praia do Alvor kur vuri re gratë në ankth.

Ai u filmua duke u notuar drejt tyre për t’iu dalë në ndihmë. Ato u arritën më herët nga një burrë që po përpiqej të kthente kajakun, dhe një person në një ski-jet u doli në ndihmë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews