Ballina Shëndeti Koronavirusi Burrat, më të rrezikuar nga koronavirusi: Mosha, mbipesha dhe sëmundjet kronike, faktor...

Burrat, më të rrezikuar nga koronavirusi: Mosha, mbipesha dhe sëmundjet kronike, faktor për t’u infektuar

Koronavirusi, i cili ka izoluar botën në shumicën e rasteve po kalohet me simptoma të lehta. Studimi i kryer nga doktoresha Aurora Meta Dollenberg, në disa pacientë në Gjermani ka nxjerrë në pah se 82% e tyre e kanë kaluar sëmundjen në shtëpi, ndërsa është parë që më të rriskuar janë meshkujt:

“Shumica e pacientëve me Covid-19 kanë qenë burra dhe vetëm gjysma e tyre kanë qenë gra. Së dyti kanë qenë duhapirja, një faktor rreziku shumë i lartë. 10 përqind e atyre që kanë qenë pozitivë me Covid, kanë qenë edhe duhanpirës.”

Që prej fillimit të pandemisë Covid-19 prek më së shumti disa kategori:

“Sa më të moshuar, aq më e lartë është edhe prekja nga Covidi. Së dyti është mbipesha. Faktori numër tre janë sëmundjet kronike, ku përfshihet hipertensioni, sëmundjet reumatizmale, ose pacientë të cilët marrin kimioterapi apo kanë sëmundje tumoriale”.

Teoria se mbajtja e maskës na shton dioksidin e karbonit në trup bie, në bazë të këtij studimi:

“Maska nuk çon në rritje të thithjes së dioksidit të karbonit”.

Tek pacientët e marrë në studim është vë0rejtur prania e antitrupave edhe pas 6 muajve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews