Ballina Bota CNN: Trump mund të shkelë traditën, nuk do ta ftojë Biden në...

CNN: Trump mund të shkelë traditën, nuk do ta ftojë Biden në Shtëpinë e Bardhë

NASHVILLE, TENNESSEE - OCTOBER 22: U.S. President Donald Trump and Democratic presidential nominee Joe Biden participate in the final presidential debate at Belmont University on October 22, 2020 in Nashville, Tennessee. This is the last debate between the two candidates before the election on November 3. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Nuk ka gjasa që Donald Trump ta ftojë presidentin e zgjedhur Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë ashtu siç e do tradita. Lajmin e bën të ditur një burim për CNN.

Tradicionalisht, pas shpalljes së fitores, bëhet një takim në Zyrës Ovale mes presidentëve që vijnë dhe atyre që largohen. Trump shpesh i është referuar nëntorit të 2016, kur u takua me Obama-n, duke përfshirë edhe atë që iu tha për Korenë e Veriut.

Por, siç e ka bërë Trump të ditur me anë të një deklarate të ekipit të tij, gara për zgjedhjet nuk është mbyllur ende, kështu që ato hapa tradicionalë të një tranzicioni  paqësor nuk do të ndodhin së shpejti.

Më pak e qartë është nëse do të ndodhin aspektet e tjera, më të imta të tranzicionit, veçanërisht në agjenci dhe midis stafit. Një person i njohur me këtë çështje tha për CNN se ka pasur udhëzime të qarta nga Shtëpia e Bardhë se si të veprohet. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews