Ballina Shëndeti Koronavirusi COVID i merr jetën nënkolonelit shqiptar

COVID i merr jetën nënkolonelit shqiptar

Një tjetër personalitet i rëndësishëm në Shqipëri ka humbur jetën pasi është infektuar me COVID.

Nënkoloneli i Forcave të Armatosura, Ndrec Përkeqi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Nënkoloneli Përkeqi, prej tre javësh ishte i shtruar në spitalin Covid2 dhe pasi gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Përkeqi ka pasur një rol dhe kontribut shumë të madh në luftën e Kosovës, pasi në atë periudhë ka qenë komandat i batalionit të tankeve.

Batalioni i tankeve të përqendruara në Kukës ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në operacionet humanitare dhe ushtarake në vitet 1998-1999.

@tn.lajmelokale
@tetovanews