Ballina Shëndeti Koronavirusi Tritan Kalo paralajmëron: Jemi përballë dallgës më të madhe…

Tritan Kalo paralajmëron: Jemi përballë dallgës më të madhe…

I rreshtuar në vijën e parë të përballjes me COVID-19 që prej muajit mars, mjeku Tritan Kalo vazhdimisht jep mesazhe për qytetarët në rrjetet sociale. Në një postim të bërë sot, Kalo shprehet se vjeshta solli një rikthim të vrullshëm të virusit, dhe tashmë jemi në javët e përballjes më të madhe me Covid.

Kalo apelon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me vetëmjekimin, dhe të mos nënvlerësojnë asnjë shenjë që kanë në trupin e tyre. Mjeku e mbyll postimin e tij me një thirrje për të qendruar gjithnjë së bashku, pasi vetëm në këtë mënyrë, do të mund ta kemi më të lehtë fitoren me Covid.

“KOHË KOVIDIANE….15.11.2020….Mirmëngjes dhe të Djelë të bardhë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas Shqipëri-dashës….Jemi pa as më të voglin dyshim në javët e përballjes me dallgën më të madhe të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Vjeshta solli një RIKTHIM të vrullshëm të goditjes mbi shëndetin dhe jetët tona të këtij infeksioni tinzar, që po na ofron përditë të papritura si në furinë e tij goditësë, po ashtu edhe në larushinë e formave të shfaqjes dhe të ndërlikimeve të tija…Të mos harrojmë se Gripi dhe infeksione të tjera virale i ndajshtohen kësaj dallge….JO nënvlerësim, JO vetmjekim, JO mbimjekim shpesh dëmprurës…

Të përpiqemi me URTËSI e jo të panikuar, me MËNDJEKTHJELLTËSI e jo me militantizëm të verbër partiak, me MIRËBESIM reciprok në aftësitë tona individuale dhe ato kolektive se, për ne ASGJË nuku është e pamundëshme për t’u mposhtur përfshirë edhe infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19, NËSE jemi dhe do të qëndrojmë kurdoherë sa bashku….TOGETHER FOREVER!!!”,-shkruan mjeku Kalo në postimin e tij në rrjetet sociale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews