Ballina Bota Edhe New York-u në karantinë

Edhe New York-u në karantinë

Në kryeqytetin e botës mbyllen lokalet në 22:00 dhe ndalohet qarkullimi

Pas vendeve europiane të cilat po aplikojnë një karantinë të pjesshme, edhe në Nju Jork po aplikohen masa kufizuese. Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio ka paralajmëruar se ky është shansi i fundit për të ndaluar një valë të dytë.

Baret, restorantet dhe palestrat do të mbyllen nga ora 22:00 dhe njerëzit mund të takohen vetëm në grupe me më pak se 10 persona. Ekspertët kanë bërë të ditur se shumë shpejt sistemi shëndetësor do të kalojë drejt kolapsit si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve.

Po ashtu autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e një mbyllje 4 javore. Ndërkohë jo vetëm Nju Jork-u, por e gjithë SHBA-ja po përballet me shifra rekord të rasteve ditore.

Në 24 orët e fundit në të gjithë SHBA-në u regjistruan mbi 142 mijë raste të reja të infektuarish duke kapur totalin e 10.7 milion të infektuar, ndërsa vdekjet mbajnë rekord global me gati 247 mijë.

Teksasi u bë shteti i parë amerikan që kaloi 1 milion raste me koronavirus. Kalifornia është në vend të dytë. Guvernatorët në shumë shtete kanë bërë të ditur se do të aplikohen një sërë masash të reja, përfshirë këtu edhe pezullimin e aktivitete kulturore dhe sportive.

Shtete të tjera, përfshi Illinois, Wisconsin, Minesota, California dhe Florida kanë rritje të rasteve ditore më shumë se në periudhën e shpërthimit të pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka rishikuar udhëzimet lidhur me maskat, duke bërë të ditur se maska do të duhet të vendoset nga të gjithë.

SHBA-ja ka numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave në shkallë globale, që sipas ekspertëve është pasojë e politikave të presidentit amerikan Donald Trump që nuk ka pranuar masa të ashpra për mbajtjen e pandemisë nën kontroll.

Klan Plus

@tn.lajmelokale
@tetovanews