Ballina Bota FOTOT: Momenti kur Donald Trump mësoi për fitoren e Biden

FOTOT: Momenti kur Donald Trump mësoi për fitoren e Biden

Janë publikuar fotografitë e para të presidentit Donald Trump, i cili shfaqet duke luajtur golf ndërsa mëson se rivali i tij Joe Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Trump e kaloi të shtunën duke luajtur golf në Virxhinia, duke zgjedhur të mos ndjekë ecurinë e numërimit të votive, pasi prej kohësh kishte paralajmëruar se nuk do të njihte rezultatin, sikurse edhe bëri menjëherë pasi ai u dha nga mediat kryesore në SHBA.

Pas njoftimit Trump duket se ka zgjedhur të vijojë lojën, pasi nuk është aktivizuar në rrjetet sociale, duke publikuar vetëm një deklaratë për mediat, në të cilën thuhet se skuadra e tij ligjore do të ndjekë çëështjen në vijim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews