Ballina Bota Kryebashkiaku i Filadelfias: Trump të pranojë humbjen

Kryebashkiaku i Filadelfias: Trump të pranojë humbjen

Kryebashkiaku i Filadelfias, Jim Kenney i quajti të pabazuara pretendimet e Presidentit Trump, për mashtrim në procesin e numërimit të votave.

Sipas tij, Trump duhet të pranojë humbjen.

“Ndërkohë që prej ditësh Presidenti vazhdon të nxjerrë pretendime të pabazuara për mashtrim në numërimin e votave, ajo që kemi parë këtu në Filadelfia është thjeshtë demokraci. Ai duhet të pranojë që ka humbur dhe duhet të përgëzojë fituesin” tha Kenney në një konferencë shtypi.

Më herët në një postim në Twitter, presidenti aktual Donald Trump, shkroi se Filadelfia ka një histori të keqe për integrimin e zgjedhjeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews