Ballina Bota Ndryshon rezultati në Georgia, Joe Biden vetëm ‘një hap’ larg Shtëpisë së...

Ndryshon rezultati në Georgia, Joe Biden vetëm ‘një hap’ larg Shtëpisë së Bardhë

Joe Biden ka përm*bysur rezultatin në shtetin e Georgias, duke kaluar me 917 vota në avantazh, ndërkohë që kanë mbetur edhe shumë pak për t’u numëruar.

Edhe pse presidenti Trump ishte në avantazh të konsiderueshëm, Biden ka arritur të përm*bysë rezultatin dhe kështu pret vetëm mbylljen e numërimit për t’u shpallur zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA.

Georgia ka 16 vota në Kolegj, që do ta çonte Biden në 280 vota Kolegjiale, nga 270 që i duhen, ndërsa mbeten edhe 4 shtete të tjera për t’u numëruar.

Pritet që shumë shpejt të mbyllet numërimi në Georgia dhe Biden të shpallet zyrtarisht presidenti i ri i SHBA.

https://youtu.be/xO0ogMfI9Dw

@tn.lajmelokale
@tetovanews