Ballina Bota Shifra të larta në Greqi, 43 viktima dhe 2752 të infektuar në...

Shifra të larta në Greqi, 43 viktima dhe 2752 të infektuar në 24 orët e fundit

2752 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi. Shifrat janë mjaft të larta dhe vijojnë në një trend rritës duke shtyrë autoritetet e vendit fqinj që të mendojnë dhe të mos përjashtojnë masat të tjera shtrënguese.

Po ashtu, sot janë regjistruar 43 vdekje duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 909 nga fillimi i pandemisë. 297 pacientë janë të intubuar në spitale. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

82 (27.6%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 82.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews