Ballina Bota Trump apo Biden? Si paraqitet situata elektorale deri më tani në SHBA

Trump apo Biden? Si paraqitet situata elektorale deri më tani në SHBA

Gara presidenciale në SHBA mbetet ende shumë e ngushtë për të shpallur fitore.

Marrja e votave në Florida, Ohio dhe Texas i kanë mbajtur gjallë shpresat e Donald Trump për rizgjedhje, por shtetet kryesore si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin mbeten ende shumë vota për t’u numëruar.

Kurse, Biden, duke iu drejtuar mbështetësve sonte, tha, “Unë besoj se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.”

Trump nga na tjetër deklaroi fitoren, ndërsa shprehej se në vend po bëhet një mashtrim i madhe me votat me postë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth 30 minuta më parë, presidenti pretendoi fitoren në shtetet që ku ende ka shumë për të numëruar si Georgia.

Trump gjithashtu kërcënoi të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve në gjykatën supreme.

Republikanët duket se kanë gjasa të mbajnë kontrollin e Senatit. Pavarësisht shpresave të Demokratëve, Republikanët kanë fituar gara kryesore në Iowa, Montana dhe Karolina e Jugut, duke eliminuar gati çdo mundësi për ta.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk janë duke performuar mirë, edhe pse pritet të mbajnë kontrollin e dhomës. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews