Ballina Bota Trump: SHBA nuk futet në karantinë, vaksina e disponueshme nga prilli (VIDEO)

Trump: SHBA nuk futet në karantinë, vaksina e disponueshme nga prilli (VIDEO)

US President Donald Trump delivers an update on "Operation Warp Speed" in the Rose Garden of the White House in Washington, DC on November 13, 2020. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti Donald Trump, nga Rose Garden ka folur rreth situatës së koronavirusit në vend. Ai deklaroi se SHBA nuk do të ketë një karantinë të dytë ndërsa shtoi se deri nga prilli, vaksina për Covid-19 do të jetë e disponueshme për të gjithë popullsinë.

Sidoqoftë, Trump tha se vaksina nuk do të ishte në dispozicion për banorët e Nju Jorkut, duke akuzuar Guvernatorin Demokrat Andreë Cuomo për lojë politike.

“Ne nuk do ta dorëzojmë në New York derisa të kemi autorizimin për ta bërë,” tha Trump.

Ndërsa, sa i përket karantinës, presidenti u shpreh: “Kjo administratë nuk do të fusë vendin në karantinë.” Në vend të kësaj, ai shtoi se administrata e tij do të mbetet “shumë vigjilente dhe shumë e kujdesshme”.

“Ne e kuptojmë sëmundjen. Është një sëmundje e komplikuar, por e kuptojmë atë shumë mirë. Ne kërkojmë nga të gjithë amerikanët që të qëndrojnë vigjilentë, veçanërisht pasi moti bëhet më i ftohtë dhe bëhet më e vështirë të dalësh jashtë dhe të kesh tubime jashtë,” deklaroi Trump. s.b/abcnews.al/

https://youtu.be/4zb6f7kkwEU

@tn.lajmelokale
@tetovanews