Ballina Shëndeti “Uji dhe çaji shumë të rëndësishëm”/ Pipero: Na presin ditë të vështira

“Uji dhe çaji shumë të rëndësishëm”/ Pipero: Na presin ditë të vështira

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka tërhequr sërish vëmendjen qytetare për respektimin e prokotollit për t’iu shmangur infektimit me Covid-19.

Në një lidhje të drjetpërdrejtë për media, Pipero shtoi se respektimi i tij ul rrezikshmërinë për infektimin dhe me sëmundjet stinore.

Ndërsa kërkoi që preporatet të merren vetëm me rekomandimin e mjekëve pasi pasojat do të ishin akoma dhe më të mëdha.

“Na presin ditë të vështira. Shpresoj të mos e bëjmë të vështirë, nëse respektojmë protokollin. Përdorimi i maskës, dezinfektantëve ka ulur edhe rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundjes stinore.

Nëse kjo periudhë zgjat më shumë se 3-4 ditë duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Përpara se të shkojnë tek ai, mund të përdorin paracetamol. Duhet të përdorim ujë, është një preporat shumë i rëndësishëm, çaj i ngrohtë. Do iu lutesha që të mos përdorin preparate dhe ilaçe pa ia konsultuar mjeku, sepse bëjnë një gabim që do iu kushtoj më pas.” – u shpreh Pipero.

@tn.lajmelokale
@tetovanews