Ballina Aktualitet E trishtë: Ndërron jetë nga Covid mjeku Drini Dobi, për të cilin...

E trishtë: Ndërron jetë nga Covid mjeku Drini Dobi, për të cilin u sensibilizua gjithë rrjeti

Mjeku i njohur, Drini Dobi ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ai ishte nisur për mjekim më të specializuar në Itali, por nuk e ka fituar betejën me Covid-19.

Në rrjetet sociale kishte nisur një fushatë për grumbullim fondesh për mjekimin e neurologut të njohur, por ai nuk mundo dot të mbijetojë.

Postimi nga Universiteti i Mjekësisë:

Requiem

Dr.Drini Dobi nuk ka nevojë për një jetëshkrim.

Dr.Drini Dobi është vetë jetëshkrimi. E ka shkruar jetën e tij përmes një lumi të rrjedhshëm, ku kridhen qindra jetë të shpëtuara dhe qindra shpirtra të shëruar.

Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në mirësinë e tij.

Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në profesionin e tij.

Mjafton të thuash Dr. Drini Dobi dhe ke thënë gjithçka

Gjithçka thuhet për një njeri, tek i cili rrjedh natyrshëm dhe vrullshëm virtyti dhe profesionalizmi.

Rrjedha e Dr. Drini Dobit do t’u mungojë të gjithëve.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews