Ballina Bota Erdogan: Do të doja marrëdhënie më të mira me Izraelin

Erdogan: Do të doja marrëdhënie më të mira me Izraelin

Presidenti i Turqisë ka shprehur hapur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me Izraelin.

Duke folur për gazetarët ditën e sotme pas lutjes të së premtes në Stamboll, Erdogan u shpreh se do të donte që të kishte lidhje më të mira me Izraelin.

Por kritikoi politikën izraelite ndaj palestinezëve, duke e konsideruar “të papranueshme”.

Gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë zbehur, deri sa dy vendet dëbuan ambasadorët në vitin 2018.

Turqia ka dënuar nga Izraeli të Bregut Perëndimor dhe ka kritikuar vazhdimisht trajtimin ndaj palestinezëve.

“Politika ndaj Palestinës është vija jonë e kuqe. Është e pamundur që ne të pranojmë politikat e Izraelit ndaj Palestinës. Aktet e tyre të pamëshirmshme janë të papranueshme. Nëse nuk do të ishin këto çështje të nivelit të lartë, lidhjet tona do të kishin qenë shumë ndryshe. Ne dëshirojmë që marrëdhënien tonë ta përmirësojmë”, tha Erdogan.

Pavarësisht përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike, tregtia mes dy shteteve nuk është cënuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews