Ballina Shëndeti Koronavirusi “Mendova se isha H E L M U A R nga ushqimi”,...

“Mendova se isha H E L M U A R nga ushqimi”, aktori i njohur rezulton pozitiv me Covid

Aktori i njohur, Shemar Moore ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ylli i “Criminal Minds” konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shkruante se kishte menduar se ishte helmuar nga ushqimi.

50-vjeçari ka theksuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pa ndonjë simptomë të rënduar.

“Mendova se isha helmuar nga ushqimi … kisha të dridhura dhe dhimbje sot gjatë gjithë ditës … ende mund të nuhas, shijoj, nuk kollitem, nuk ka hundë… Tani ndihem mire. Më duhet të pranoj rezultatin e testit… Ndihem mirë tani … por duhet të jem i përgjegjshëm!!!!”, shkruan aktori. l.k/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews