Ballina Bota ANALIZA: Pse nuk ndodh në ‘botën e tretë’ ajo që ndodhi dje...

ANALIZA: Pse nuk ndodh në ‘botën e tretë’ ajo që ndodhi dje në SHBA?

Ngjarjet që u zhvilluan në Washington DC të Mërkurën nuk janë të njëjta me ato që ndodhin diku tjetër, në vendet shpesh të referuara si “bota e tretë”. Ato janë vende ku, të mos harrojmë, Shtetet e Bashkuara shpesh kanë ndërhyrë ose pushtuar nën justifikimin e ruajtjes së demokracisë.

Sigurisht që ka ngjashmëri sipërfaqësore në videot e protestuesve që sulmojnë Parlamentin e SHBA. Gazi lotësjellës dhe goditjet mund të krahasohen me Libinë, kur persona besnikë të gjeneralit renegat Khalifa Haftar sulmuan parlamentin në 2014. Mund të krahasohen edhe me Kabulin në 2015 kur Talibanët filluan një sulm vdekjeprurës ndaj parlamentit; Egjiptit në 2013 kur një grusht shteti hoqi Mohamed Morsi nga pushteti.

Por ajo që po ndodh në Amerikë është unike amerikane. Është përbindëshi i atij vendi, ashtu si monstrat gjetkë (që shpesh lejohen të ekzistojnë prej mbështetjes – të hapur ose të fshehtë – nga SHBA dhe Perëndimi) janë unike për kombet ku ekzistojnë.

Shumica e amerikanëve janë të tmerruar dhe të neveritur nga ajo që ka ndodhur, ku shohin një përpjekje për t’u vjedhur demokracia, një të ardhme të pasigurt e shtyrë nga gënjeshtrat dhe trillimet e përhapura nga selia më e lartë e pushtetit.

Presidenca e Trump e ka arritur këtë, ajo ka treguar se sa e dobët është pëlhura e shoqërisë, se si një pakicë e dhunshme mund të kapërcejë çdo kufi për të marrë atë që nuk i takon.

Amerika dikur kishte një qëndrim moral, ose të paktën fasadën e një diçkaje të tillë. Kjo fasadë është gërryer gjatë viteve, madje edhe para epokës Trump, me pushtimin e Irakut nën pretekste të trilluara, mbylljen e terroristëve të dyshuar në Gjirin Guantanamo pa proces të rregullt, mbështetjen e vazhdueshme të diktatorëve që shkojnë në interes të Amerikës.

Por epoka e Trump e shembi tërësisht fasadën, për të zbuluar shëmtinë brenda vetë SHBA, një që Amerika vet nuk mund ta injorojë më. Dhe ata që e kundërshtojnë këtë shëmti po luftojnë për atë që besojnë se është vetë shpirti i kombit të tyre.

Konceptet mbi të cilat kemi ndërtuar shoqërinë tona janë të brishta, më shumë sesa shumë prej nesh dëshirojnë ta pranojnë. Rrjedhimisht nuk duhet t’i shohim si naiv njerëzit të cilët po luftojnë për një demokraci me epërsi morale, por përkundrazi, duhet t’i shohim me mirëkuptim dhe ndjeshmëri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews