Ballina Bota Nesër takimi Turqi-Greqi, mediat në Athinë: Dy arsyet që detyruan Erdoganin të...

Nesër takimi Turqi-Greqi, mediat në Athinë: Dy arsyet që detyruan Erdoganin të ulet në tryezë

Pas 5 viteve larg dialogut dhe një vjeshte në prag lufte, Turqia dhe Greqia nesër do të ulen në tryezën e bisedimeve për konfliktin për kufirin detar.

Mediat greke raportojnë se delegacioni i Athinës ka zbarkuar në Turqi dhe takimi nesër (25 janar) do të zhvillohet në një ambient me pamje nga Bosfori.

Por si po interpretohet tryeza në Greqi? Mediat në Athinë shkruajnë se synimet e Turqisë janë pak a shumë të njohura. “Kthesa e papritur e udhëheqjes turke është e lidhur drejtpërdrejt me dy faktorë kryesorë.

E para frika e sanksioneve të BE në mars ndaj Ankarasë, që do i jepte një goditje vendimtare ekonomisë turke, me koston për qeverinë Erdogan të kuptueshme lehtësisht.

Me pak fjalë, Erdogan synon të arrijë në samitin e Marsit pa ndonjë surprizë të pakëndshme.

Faktori i dytë vendimtar në “dëshirën” e Turqisë për dialog ka të bëjë me ndryshimin e qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe pasigurinë rreth synimeve të Uashingtonit në “epokën e Biden” për qëndrimin e tij në Mesdheun Lindor, si dhe brenda NATO-s” shkruan Tanea./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews