Ballina Kronika Një vajzë 6 vjeçe ka humbur jetën sonte në Rrugën Industriale në Tetovë

Një vajzë 6 vjeçe ka humbur jetën sonte në Rrugën Industriale në Tetovë

Nga Arianit Xhaferi

Një vajzë 6 vjeçe ka  v d e k u r  sonte si pasojë e  g o d i t j e s  nga një automjet në rrugën Industriale, pranë objektit tregtar Prima Center në Tetovë. Nuk është rasti i parë i ndodhur, dhe fajtor për këtë është Komuna e Tetovës që nuk vendos pengesa për të mos kaluar rrugën këmbësorët aty ku s’ka vendkalim për këmbësorë, sidomos në rrugën industriale, por edhe Policia e Trafikut që nuk ndërmerr masa të mjaftueshme për të sanksionuar ashpër vozitësit që e përdorin këtë rrugë si pistë garash për shpejtësi.

Edhe sa fëmijë të tjerë duhet ta paguajnë me jetë derisa të ndërmerren masat e duhura?! – shkruan në profilin e tij në facebook aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, transmeton Tetova News.

Ndërkaq, SPB-Tetovë informon se një vajzë gjashtë vjeçare nga Tetova ka humbur jetën rreth orës 18 në bulevardin „Video Smilevski – Bato” në Tetovë. pasi si këmbësore u  p ë r p l a s  nga një makinë.

– Nga  p ë r p l a s j a  vajza pësoi dëmtime të rënda trupore dhe ndërroi jetë në spitalin e Tetovës. Shoferi i makinës është ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e rastit, informojnë nga SPB-Tetovë.
Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendngjarje./Tetova News.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews