Ballina Aktualitet Troket bora dhe acari! Shfaqen vështirësitë e para rrugës për në...

Troket bora dhe acari! Shfaqen vështirësitë e para rrugës për në Strazhë

Rreshjet e borës pasditën e sotme kanë mbuluar rrugën e Strazhës (Gostivar – Kërçovë) çka ka krijuar edhe vështirësitë për të gjithë automjetet që janë duke zhfrytëzuar këtë aks rrugor.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga veriu, nesër në mbarë vendin do të ketë të reshura lokale, të cilat pothuajse gjithkund do të jenë të borës dhe më të theksuara në pjesët perëndimore, ku përveç në vendet më të larta, shtresë e hollë e borës diku do të krijohet edhe në vendet më të ulëta.

Tempraturat maksimale të ditës do të jenë në interval prej 4 deri 11 gradë Celsius.

Nesër dhe gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të vendit temperaturat do të jenë nën 0 gradë clesius, ndërsa në disa vende tempraturat e mëngjesit do të ulen deri -15 gradë Celsius.

@tn.lajmelokale
@tetovanews