Ballina Kronika Mbyllet një lokal në Çellopek të Tetovës, ndalohet pronari dhe dy klientë

Mbyllet një lokal në Çellopek të Tetovës, ndalohet pronari dhe dy klientë

Mbrëmë (13 janar), rreth orës 21:45, në Çellopek të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin D.R. nga ky fshat, objekti hotelierik pa firmë të regjistruar i të cilit punonte edhe pas kohës së lejuar dhe brenda lokalit qëndronin 17 persona. I njëjti është mbajur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë adekuate në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë “, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Objekti në fjalë është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe dy persona që kanë qëndruar në objekt janë ndaluar për mosmbajtjen e dokumenteve të identifikimit dhe do të përgaditen parashtresa adekuate kundër tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews