Ballina Bota Video/ Tornado shkatërron gjithçka që i del përpara në Alaçatı, Izmir, Turqi

Video/ Tornado shkatërron gjithçka që i del përpara në Alaçatı, Izmir, Turqi

Një tornado ka goditur qytetin turk Çesme në bregun e detit Egje. Si pasojë raportohet se janë lënduar të paktën 16 persona dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale.

Tornado, raportohet se ka kaluar përmes qytetit Çesme, e cila gjendet rreth 90 kilometra në perëndim të Izmirit.

Mediat turke, raportojnë se si rezultat i erërave të fuqishme janë shkulur pemët, shembur tarracat e shtëpive dhe dëmtuar dhjetëra makina.

“Çesme është parajsa në tokë, ka pësuar një tmerr gjatë natës së mbrëmshme”, është shprehur kryetari i këtij qytetit Ekrem Oran.

https://youtu.be/DPYjkvNR6sA

@tn.lajmelokale
@tetovanews