Ballina Bota Si u shndërrua Turqia në superfuqi të prodhimit të A R M...

Si u shndërrua Turqia në superfuqi të prodhimit të A R M Ë V E

Në mesin e 100 firmave më të mëdha të  a r m a t i m i t  gjenden edhe 7 ndërmarrje turke. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kina janë të përfaqësuar me më shumë firma në listën e revistës amerikane për çështje  a r m a t i m i  “D e f e n s e  News”.

Kur në vitin 2002 partia e Rexhep Taip Erdoanit AKP fitoi zgjedhjet në Turqi, asnjë ndërmarrje turke nuk ishte në listën e 100 firmave më të mëdha për prodhimin e  a r m ë v e. Katër vite më vonë, më 2006, në listën e revistës amerikane për çështje të  a r m a t i m i t  “D e f e n s e  News” hyri firma turke Aselsan. Më 2012 pasoi firma e dytë turke, Tusas. Që nga 2017 për çdo vit në listën e 100 firmave më të mëdha të  a r m a t i m i t ka hyrë nga një firmë turke. Tani në listën gjenden shtatë firma turke. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kina janë të përfaqësuar me më shumë firma në këtë listë, shkruan në një analizë gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Dronët  l u f t a r a k ë  të prodhimit turk kanë vendosur për epilogët e  l u f t ë r a v e  në Kaukaz dhe në Libi. Në Mesdheun lindor patrullojnë anije moderne korvetë, fregata e parë e klasës së re Istif para pak javësh ka dalë nga linjat e prodhimit. Me arsenalin e  r a k e t a v e  moderne  u sh t r i a  turke  l u f t o n  kundër Partisë së Punës të Kurdistanit në Irakun verior dhe në juglindje të Turqisë.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” asnjë qeveri e mëparshme turke nuk ia ka plotësuar dëshirat e forcave  u sh t a r a k e  siç po bën Erdoani. Presidenti turk thotë se vëllimi i projekteve turke të  a r m a t i m i t  gjatë qeverisjes së AKP-së është rritur nga 5,5 miliardë në 60 miliardë dollarë – kjo domethënë se vëllimi është dhjetëfishuar. Gjatë kësaj kohe projektet turke të  a r m a t i m i t  janë shtuar nga 62 në 700, numri i ndërmarrjeve të këtij sektori është rritur nga 56 në 5000.

Ndërkohë industria e  a r m a t i m i t  është një degë e rëndësishme e eksportit. Blerës të mëdhenj të  a r m ë v e  turke janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azerbajxhani, Indonezia dhe Pakistani. A r m ë  turke blejnë edhe Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prodhuesit më të mëdhenj të  a r m ë v e  janë ndërmarrje shtetërore. Firmat si Aselsan, Tusas, Roketsan dhe Havelsan i takojnë Fondacionit të  U sh t r i s ë  së Turqisë (TSKGV) të themeluar më 1987. Një kohë të gjatë Turqia nuk kishte as mundësi, as interes të prodhojë  a r m ë. Kjo situate ndryshoi pas  i n v a d i m i t  turk në Qipro më 1974 dhe vendosjes së sanksioneve amerikane kundër Turqisë. Në universitete u hapën degët e inxhinierisë, me qëllim që të përgatitet personeli për industrinë e  a r m a t i m i t. Tre vjet pasi  j u n t a  u sh t a r a k e  dorëzoi pushtetin, kryeministri Turgut Özal më 1983 solli në Turqi montimin e avionëve  l u f t a r a k ë  amerikanë F16, më 1985 u themelua ministria për  a r m a t i m, më 1987 holdingu për  a r m a t i m  TSKGV. Në krye të ndërmarrjeve u emëruan gjeneralë të pensionuar dhe u angazhuan inxhinierë të rinj. Nën qeverisjen e AKP-së u angazhuan në Turqi edhe ekspertë turq që kishin bërë karrierë në botën e jashtme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews