E hënë, 27 Shtator, 2021

Sidnei zgjat kufizimet anti-Covid për një muaj

Must Read

Sidnei ka zgjatur kufizimet anti-Covid për një muaj, sipas autoriteteve lokale si pasojë e rritjeve të rasteve dhe normës së ulët të vaksinimit. Qyteti më i madh i Australisë pritej t’i jepte fund karantinës pesë-javore të premten, por masat kufizuese do të zgjaten për katër javë të tjera, deri më 28 gusht.

Ndërsa në Melburn, masat kufizuese mund të hiqen të martën, pas dy javësh, në sajë të “vendosmërisë” dhe “punës së palodhur” të autoriteteve dhe qytetarëve.

Australia, e cila ka qenë relativisht e paprekur nga valët e para të pandemisë të koronavirusit, aktualisht po vuan nga një shpërthim i rasteve, i cili i atribuohet kryesisht variantit më infektiv të llojit SARS-CoV-2 Delta, ndërsa në këtë fazë vetëm 13% e popullsisë së vendit (popullsi 25 milion në total) është vaksinuar kundër Covid-19.

Në Uellsin e Ri Jugor, 177 raste të reja të SARS-CoV-2 u diagnostikuan në 24 orë në krahasim me 172 një ditë më parë./abcnews.al

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Rama mbërrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (VIDEO+FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti,...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img