Ballina Bota Kaos në aeroportin e Kabulit, Gjermania kryen operacionin më të madh të...

Kaos në aeroportin e Kabulit, Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori sot 7400 të tjerë (30,000 në total)

Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypu nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët

AFGANISTAN- Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët.

“Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt,” tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Britani.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thirrur të martën G7 për bisedime urgjente mbi situatën në Afganistan pasi tha se është emergjente evakuimi i afganëve që u rrezikohet jeta, teksa shtoi se duhen marrë masa për të parandaluar një krizë humanitare.

Jashtë aeroportit të Kabulit ka pasur skena kaotike, teksa mijëra afganë janë përpjekur dëshpërimisht të shpëtojnë, ndërsa qeveritë po evakuojnë qytetarët e tyre dhe kolegët afganë të kualifikuar.

Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të aeroportit të Kabulit, si dhe rreth 900 ushtarë britanikë janë gjithashtu në patrullimin në vend, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar fluturimet e evakuimit. Militantët talebanë kanë kryer postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar afganët për dokumentat e udhëtimit, ende pa hyrë në aeroport.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, tha se veprimi i shpejtë i koordinuar ishte domosdoshëm. “Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare,” tha ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews