Ballina Aktualitet Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçarit nga Tetova

Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçarit nga Tetova

Dje pas dite ka ndërruar jetë një i ri i moshës 21 vjeçe,  i cili kishte mbi 5 ditë i shtrirë në Repartin Infektiv të Spitalit të Tetovës

Edhe pse nuk kishte sëmundje kronike, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Në spitalin e Tetovës të hospitalizuar janë 123 pacientë, prej tyre të vakcinuar me 1 dozë janë 8, të vakcinuar me 2 doza janë 7.
Pacientë me oksigjen janë 123, dhe ambulantë ditore 188.

Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel te të gjithë qytetarët që në momentin e parë që kanë simptoma, të lajmërohen tek mjeku amë sepse pasojat më pas janë të rënda.

Gjithashtu siç thonë nga qendra Covid shumica e pacientëve që kanë ndërruar jetë kanë shkuar në momentin kur u është rënduar gjendja, andaj lusin të gjithë që të lajmërohen më herët për të shpëtuar jetët e tyre.

Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave dhe sa më parë që të vaksionhen qytetarët.

Përkeqësohet bilanci në Maqedoninë e Veriut, 32 viktima nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut raportoi një bilanc të përkeqësuar nga pandemia e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7,084 teste dhe janë regjistruar 1,210 raste të reja me COVID-19 në:

• Shkup – 464
• Tetovë – 177
• Gostivar – 112

• Kumanovë – 98
• Strumicë – 55
• Kërçovë – 48

• Manastir – 32
• Strugë – 29
• Kavadar – 26

• Radovish – 15
• Veles – 14

• Koçan, Gjevgjeli dhe Resnjë – nga 13
• Prilep – 12
• Dellçevë dhe Kratovë – nga 11

• Makedonski Brod – 10
• Sveti Nikollë – 9
• Dibra dhe Vinica – nga 7

• Negotinë – 6
• Berovë – 5
• Shtip, Vallandovë dhe Bogdanci – nga 4

• Makedonska Kamenica – 3
• Ohri, Kriva Pallanka dhe Pehçevë -nga 2
• Demir Hisar dhe Demir Kapija – nga 1

Janë regjistruar 451 pacientë të rikuperuar në:

• Shkup – 133
• Gostivar – 78
• Tetovë – 51

• Strumicë – 40
• Kumanovë – 36
• Kërçovë – 32

• Dibër – 13
• Veles – 10
• Manastiri dhe Resnje – nga 8

• Kavadar – 7
• Shtip – 6
• Radovish, Koçanë dhe Berovë – nga 5

• Prilep dhe Sveti Nikollë – nga 3
• Vinicë dhe Ohër- nga 2
• Gjevgjeli, Vallandovë, Pehçevë dhe Demir Kapija – nga 1.

Janë raportuar 32 persona që kanë ndërruar jetë: 8 persona nga Shkupi (52, 54, 58, 61, 67, 68, 75, dhe 77), 6 persona nga Gostivari (45, 47, 48, 61, 67 dhe 74 vjeç), 6 nga Tetova (54, 57, 60, 72, 74 dhe 78 vjeç), 3 nga Kumanova (52, 71 dhe 79 vjeç), 2 nga Kërçova (47 dhe 71 vjeç), nga një person nga Shtipi (56 vjeç), Koçani (67 vjeç) , Berova (74 vjeç), Ohhri (50 vjeç), Vallandova (58 vjeç), Struga (64 vjeç) dhe Dellçeva (32 vjeç). Nga personat e lartpërmendur, një person ka ndërruar jetë në shtëpi, dhe 31 të tjerë në spital.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1,118,535 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 170,412, numri i pacientëve të rikuperuar është 152,916, numri i vdekjeve është 5,727, dhe numri i rasteve aktive është 11,769

@tn.lajmelokale
@tetovanews