Ballina Aktualitet Fshati Strimnicë mbyll kafiteritë për të parandaluar koronavirusin

Fshati Strimnicë mbyll kafiteritë për të parandaluar koronavirusin

Në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës nuk do të ketë lokale të hapura.

Kush dëshiron të pijë kafe duhet ta marr me vete ose të shkojë dikund tjetër.

Bashkësia Lokale, së bashku me pronarët e kafeterive dhe qytetarët tjerë, sot unanimisht kanë vendosur që të kontribuojnë në parandalimin e infektimeve të reja me COVID-19, të paktën në vendbanimin e tyre thuhet në vendimin e nënshkruar dhe të publikuar nga kryetari i Bashkësisë lokale të Strimnicës, Qenan Iseni.
Masa do të jetë aktive deri në përmirësimin e gjendjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews