Ballina Aktualitet Sot, pas 55 vjetëve qëndrim në këtë shtet, votoi edhe nëna ime...

Sot, pas 55 vjetëve qëndrim në këtë shtet, votoi edhe nëna ime (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Safije Sadiki-Shaini, deputete e partisë “Alternativa” në Maqedoninë e Veriut ka treguar një rast të veçantë që ka ndodhur sot në këtë shtet.

Sadiki-Shaini përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se nëna e saj ka votuar pas 55 vite qëndrimi në Maqedoni. Sipas saj, pamundësia për të votuar deri tani ishte mungesa e shtetësisë.

“Sot, pas 55 vjetëve qëndrim në këtë shtet, votoi edhe nëna ime. Si pasojë e mungesës së shtetësisë, ajo kurrë nuk e ka gëzuar këtë të drejtë deri më sot. Kjo nënkupton të jesh shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes, kjo është edhe një arsye më e fortë që sot duhet të votohet.

“Prandaj ia vlen të votohet. Që njerëzit të jenë qytetarë të lirë e me të drejta të barabarta qytetare”.

VIDEO bonus: