Ballina Bota Talibanët futen në pallatin presidencial, fillimisht u fotografuan dhe hoqën flamurin e...

Talibanët futen në pallatin presidencial, fillimisht u fotografuan dhe hoqën flamurin e këtij shteti – pritet shpallja e “Emirateve Islamike” (VIDEO+FOTO)

Talibanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul të Afganistanit, ku pritet së shpejti që para mijëra lu*ftëtarëve që do të mblidhen të shpallin zyrtarisht “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

Në fakt- talibanët pas largimit të ish-presidentit Ashraf Ghani, që aktualisht është në ekzil dhe që sot gjatë ditës dha dorëheqje për të ndaluar gja*kderdhjen në vendlindjen e tij – tabilanët kanë vendosur që të festojnë, transmeton Telegrafi.

https://youtu.be/WME9xnkGpSs

Ata ia mësynë pallatit, shëtitën nëpër kabinetin e Ghanit dhe më pas filluan pozimet në momentin që ata e kishin pritur hiq më pak se 20 vite, që kur ush*tria amerikane dhe NATO mori kontrollin duke i dëbuar nga qytetet e mëdha.

Sikur kjo të mos mjaftonte, u futën në sallën e mbledhjeve vendosën flamurin e bardhë – “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

E gjithçka u transmetuar live në televizion, me qëllim që populli ta sheh që po “formohet një shtet i ri dhe se ka ardhur një epokë e re në Afganistan”.

Megjithatë kjo nuk i befasoi mijëra afganët që kanë filluar të ikin nga ky shtet, dhe ter*rori i talibanëve që nuk po tregojnë as edhe një pikë mëshirë për askënd. /Telegrafi/

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews