Ballina Bota Britania kërkon mosnjohjen e talebanëve si qeveri e Afganistanit (VIDEO)

Britania kërkon mosnjohjen e talebanëve si qeveri e Afganistanit (VIDEO)

Askush nuk duhet të njohë talebanët si qeveri të Afganistanit, tha Kryeministri britanik Boris Johnson të dielën, duke shtuar se ishte e qartë se shumë shpejt në atë vend do të krijohej një administratë e re.

“Ne nuk duam që askush të njohë në mënyrë bilaterale talebanët”, tha Kryeministri Johnson në një intervistë, duke i kërkuar Perëndimit që të punojnë sëbashku për çështjen e Afganistanit përmes mekanizmave si Kombet e Bashkuara dhe NATO.

“Ne duam një qëndrim të bashkuar, aq sa të jetë e mundur, mes të gjithë njerëzve që ndajnë të njëjtat ide, në mënyrë që të bëjmë gjithçka të mundemi për të parandaluar që Afganistani të mos kthehet në një terren mbarështrimi për ter*rorin.”

Kryeministri britanik tha se ambasadori anglez në Afganistan është tejet i angazhuar dhe punon në aeroport për të ndihmuar në përpunimin e aplikimeve.

I pyetur nëse e kishte parashikuar që Afganistani do të binde kaq shpejt në duart e talebanëve, kryeministri u përgjigj: “Mendoj se është e drejtë të thuhet se vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr i ka përshpejtuar gjërat”.

Ndërkohë më herët të dielën, Rusia tha se ende nuk i njeh krye*ngritësit talebanë si autoriteti i ri ligjor i Afganistanit, thuhet në një njoftim nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

https://youtu.be/UlpnRLckMNU

@tn.lajmelokale
@tetovanews