Ballina Aktualitet Dhjetëra nxënës në izolim, infektohen edhe drejtori dhe pedagogu

Dhjetëra nxënës në izolim, infektohen edhe drejtori dhe pedagogu

Vetëm tri ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, 9 nxënës nga shkollat e Velesit janë prekur nga Kovid, kurse dhjetëra të tjerë janë në izolim.

Dy nga të infektuarit janë në shkollën e mesme Koço Racin, kështu që për shkak të tyre, nxënësit e pavaksinuar nga dy klasa janë të izoluar. Nxënësi i tretë pozitiv është nga shkolla e mesme Kole Nedelkovski, por nuk ka nxënës apo mësues të izoluar. Në dy nga shtatë shkollat fillore në komunë ka gjithsej gjashtë nxënës pozitivë, nga tre nxënës në shkollat Bllazhe Koneski dhe Vasil Gllavinov.

Për shkak të tyre, tetë nxënës u dërguan në izolim. Gjithashtu edhe dy drejtorë, njëri i një shkolle fillore dhe tjetri i një shkolle të mesme janë prekur nga Covid-19. Edhe pse përveç tyre ka edhe një mësues të infektuar, por edhe të punësuar në shërbimin profesional dhe stafin teknik,kryetari i komunës Ace Kocevski thotë se mësimi në Veles nuk është i rrezikuar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se pavarësisht rritjes së numrit të nxënësve të infektuar në të gjithë vendin, fëmijët në shkolla janë të sigurt. Sipas tij, protokollet janë bërë sipas praktikave botërore, dhe të dhënat e deritanishme kanë treguar se numri i nxënësve të infektuar është i vogël. Ai beson se me protokollet aktuale rreziku është minimal, duke marrë parasysh përvojën e vitit të kaluar. Filipçe nuk sheh rrezik në shkolla për shkak të situatës epidemiologjike në vend./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews