Ballina Sport Florian Marku kampion bote në IBF, triumfon me pikë ndaj ukrainasit Prodan...

Florian Marku kampion bote në IBF, triumfon me pikë ndaj ukrainasit Prodan (VIDEO)

Boksieri shqiptar ka triumfuar me pikë ndaj boksierit ukrainas Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh dhe ka mbajtur fjalën, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Të dy boksierët u për*plasën ash*për dy ditë më parë në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmangu nisjen e ndeshjes para kohe.

Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër./supersport

@tn.lajmelokale
@tetovanews