Ballina Aktualitet Nesër fillon fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e...

Nesër fillon fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 do të nis nesër, respektivisht 27 shtator, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet me 17 tetor, përcjell Alsat. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të zgjas deri në ora 24:00 të 29 tetorit. Megjithatë zyrtarët e ndryshëm të partive veç më kanë filluar aktivitetet e tyre në terren.

KSHZ tashmë ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

Renditja në fletëvotim:

Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM
Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM
Bashkimi Demokratik për Integrim

Koalicioni “Të gjithë bashkë” i përbërë nga BDI, ASH dhe AAA
Aleanca për Shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”
Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë
LSDM

Alternativa
PDSH

Koalicioni “Më e mira për komunën time”, i udhëhequr nga LSDM
13 Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni

VMRO – Partia popullore
“E Majta”
Lëvizja Besa

@tn.lajmelokale
@tetovanews