Ballina Bota Infektoi tetë persona, burri dënohet me pesë vjet B U R G

Infektoi tetë persona, burri dënohet me pesë vjet B U R G

Një burrë është dënuar me pesë vjet bu*rg për shkeljen e rregullave të COVID-19 dhe përhapjen e virusit.

Një gjykatë e shpalli Le Van Tri fajtor për “transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme” te tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq.

Deri kohët e fundit Vietnami kishte qenë kryesisht i suksesshëm në menaxhimin e situatës me COVID-19, me kufizime të rrepta.

Por infeksionet janë rritur që nga qershori, me një shpërthim të nxitur nga varianti Delta, shkruan BBC.

Në Vietnam janë regjistruar rreth 530 mijë raste me më shumë se 13 mijë e 300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit.

Shumë nga këto raste janë shënuar në kryeqytetin Ho Chi Minh, përcjell rtv21.tv

Në fillim të korrikut, Tri 28 vjeç, thuhet se kishte udhëtuar me motor nga qyteti Ho Chi Minh në provincën e tij të lindjes Ca Mau në jug të vendit.

Në Ca Mau, Tri u zbulua se kishte gënjyer në një formular deklarate shëndetësore i cili pyeste për historinë e tij të fundit të udhëtimit, dhe gjithashtu nuk kishte respektuar rregullat e izolimit.

Autoritetet lokale në atë kohë e kishin bërë të detyrueshme që kushdo që udhëtonte nga provincat e tjera në Ca Mau duhej të izolohej menjëherë për 21 ditë.

Tri, më vonë u testua pozitiv për COVID-19, dhe u zbulua se e kishte transmetuar virusin tek anëtarët e familjes së tij, si dhe personelin në një qendër të mirëqenies të cilën ai e vizitoi.

Tri u dë*nua me bur*g në fund të një gjy*qi një ditor dhe gjithashtu u gjobit me 880 dollarë./21Media

@tn.lajmelokale
@tetovanews