Ballina Sport VIDEO/Mësohet ora kur do të fillojnë duelet e shumëpritura të boksit Marku...

VIDEO/Mësohet ora kur do të fillojnë duelet e shumëpritura të boksit Marku – Prodan dhe Joshua – Usyk

Pritjes i erdhi fundi dhe sot adhuruesit e boksit do të kenë një natë të gjatë me disa meçe shumë interesante.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, do të zhvillohen disa meçe, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.

Meçet do të zhvillohen në disa kategori si WBA, WBO dhe IBF.

28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan dhe tanimë janë mësuar edhe oraret e meçeve.

Marku dhe Prodan do të jenë ndër të parët boksierë që do të ndeshen mes vete në këtë natë të gjatë të boksit.

Dueli mes Florian Markut dhe Maxim Prodan do të fillojë nga ora 20:30 dhe është i vlefshëm për titullin e kategorisë së peshave të lehta.

Ndërkohë dueli kryesor i kësaj mbrëmje padyshim që është ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.

Dy boksierët do të ndeshen për titullin e kampionit në peshat e rënda, derisa Joshua mbanë titujt e WBO, WBA dhe IBF.

Dueli mes britanikut dhe ukrainasit është pritur që një kohë të gjatë dhe pritet të jetë spektakolar.

Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews