Ballina Bota Shërbeu një jetë pranë Vladimir Putin, vdes ministri rus, tentoi të shpëtojë...

Shërbeu një jetë pranë Vladimir Putin, vdes ministri rus, tentoi të shpëtojë një person

Ministri rus i Situatave Emergjente Yevgeny Zinichev, një ish-anëtar i shërbimeve të sigurisë dhe truprojë i Presidentit Vladimir Putin, vdiq duke u përpjekur të shpëtonte një person gjatë stërvitjes në Arktik.

Zyrtari i lartë 55-vjeçar vdiq tragjikisht teksa shërbente në Norilsk, si pjesë e një stërvitje për të mbrojtur zonën arktike, duke u përpjekur për t’i shpëtuar jetën një tjetër personi .

Ministri ishte pranë një shkëmbi të lartë bashkë me Alexander Melnik, një skenarist dhe regjisor 63-vjeçar rus, i cili ndërroi jetë në po të njëjtin incident.

Kur ky i fundit rrëshqiti, Yevgeny Zinichev nxitoi për ta shpëtuar, por ai humbi jetën bashkë me të.

Yevgeny Zinichev ishte ministër që prej vitit 2008 dhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në shërbimet e ndryshme të sigurisë ruse, veçanërisht në atë që ishte përgjegjës për mbrojtjen e ngushtë të Vladimir Putin. Ai kishte shërbyer në KGB -në Sovjetike në vitet e mëvonshme të BRSS. Pastaj, në 1991, ai u bashkua me Shërbimin e Mbrojtjes së Personaliteteve (FSO). m.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews