Ballina Bota Kriza globale e furnizimeve, ekspertët paralajmërojnë: Na presin muaj të vështirë

Kriza globale e furnizimeve, ekspertët paralajmërojnë: Na presin muaj të vështirë

Nga dyqanet e ushqimeve, te pikat e karburantit. Kriza e zinxhirit të furnizimeve po rrit çmimet dhe po ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale.

Kjo nënkupton jo vetëm çmime më të larta, por vonesa në furnizime. Ekonomistët fajësojnë Covidin.

“Gjithçka lidhet me pandeminë. Ajo i ka trazuar të gjitha tregjet”, thotë eksperti i Moody’s Analytics, Mark Zandi.

“Me rihapjen e ekonomive kërkesa u rrit, dhe firmat nuk e kanë përballuar dot”, shprehet Megan Greene.

Por furnizimet dhe kërkesa në rritje janë vetëm një pjesë e problemit.

“Lidhet kryesisht me mbylljen e fabrikave në Kinë për shkak të variantit Delta, apo objektivit për emetimet që kërkon mbylljen e tyre. Në SHBA, problemi lidhet kryesisht me krahun e punës, pasi nga mungesë punonjësish e kamionistësh që merren me furnizimet”, shton Megan Greene.

Dhjetëra anije mallrash qëndrojnë të boshatisura në porte. Cmdr. Stephen Bor Roja bregdetare amerikane.

“Ka më shumë anije se vende ankorimi”, thotë roja bregdetare Cmdr. Stephen Bor.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të diskutojë mbi një zgjidhje të mundshme, në takimin me autoritetet portuale, krerët e sindikatave të punëtoreve dhe përfaqësues të kompanive private.

Por Moody’s Analytics parashikon re të zeza në muajt në vazhdim. Kjo pasi nuk ka një përpjekje globale për të garantuar mirëfunksionim të rrjetit logjistik dhe të transportit.

“Na pret një dimër i vështirë përpara, financiarisht i dhimbshëm për qytetarët”, paralajmëron Mark Zandi .

Artikulli paraprakChristopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi
Artikulli tjetërStudimi: Kush merr ilaçe kundër kolesterolit është më pak i rrezikuar nga Covid-19