Në Shqipëri, java e fundit (16 – 22 nentor) shënoi një rritje të fortë të numrit të vdekjeve ndërkohë që rastet e reja u ulën dhe numri i shtrimeve në spitale ra. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se viktimat u rritën me 67 përqind, duke kërcyer nga 31 humbje jete në javën pararendëse, në 51 vdekje, i njëjti nivel i javës 6-12 tetor. Numri më i lartë u rregjistrua të martën e kaluar me 10 viktima, ndërsa në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 9 të vdekur: një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qytetarë nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar 3049 vdekje nga Covid 19.
Në të kundërt, rastet e reja zbritën me 16.7 përqind në 3342 të prekur, ose një mesatare ditore prej 477 rastesh. Niveli më i ulët u njoftua të hënën, me 218 të infektuar në 35 bashki të vendit: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd. Që nga marsi i vitit të shkuar kur u shfaqën rastet e parë në Shqipëri, janë prekur pak më shumë se 196 mijë qytetarë.
Në 24 orët e fundit, edhe testimet ishin po ashtu të ulta. Gjatë javës së fundit, totali i tamponëve ishte afër 2100, niveli më i ulët javor që nga mesi i korrikut. Megjithatë pozitiviteti ra me 1.2 përqindje, pasi që nga mesi i tetorit kishte ndjekur një tendencë në rritje. Pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Në rënie dhe shtrimet në spitale si dhe të prekurit në gjendje kritike. Nëse të hënën e javës së shkuar kishte 172 pacientë, nga të cilët 29 në terapi intensive, deri pasditen e të hënës 22 nëntor, u njoftua për 155 të shtruar, prej të cilëve 17 ishin në gjendje kritike.
Pas 5 javësh në rritje progresive, rastet aktive shënuan një kthesë gjatë javës së fundit. Aktualisht numërohen 7993 persona që rezultojnë ende të prekur, osë rreth 440 më pak së të hënën e javës së shkuar. Qarku i Tiranës është ai me më shumë se gjysma e rasteve aktive (4287 të infektuar) ndërsa në qarqet e tjera niveli është poshtë 700 rasteve, me Dibrën dhe Kukësin ,e respektivisht 73 dhe 64 raste./VOA