Ballina Argëtim ‘Lufta e bananeve në Turqi’, 45 refugjatë dëbohen për videot provokuese

‘Lufta e bananeve në Turqi’, 45 refugjatë dëbohen për videot provokuese

Departamenti i Emigracionit të Turqisë, ka raportuar se 45 refugjatë do të dëbohen nga vendi për shkak të videove që konsiderohen “provokuese” të transmetuara në mediat sociale.

“Ata janë transferuar në qendrat e dëbimit dhe aktualisht janë nën mbikëqyrje administrative”, thuhet në një deklaratë të Departamentit që nuk i referohet kombësisë së personave që do të deportohen.

Sipas shtypit ndërkombëtar, ata janë sirianë. Refugjatët e arrestuar janë identifikuar si autorë të postimeve në rrjetet sociale, në të cilat bëhej ironi për një shtetas turk që akuzonte emigrantët sirianë se jetonin në luks, ndërsa turqit vuajnë nga vështirësitë ekonomike.

Në veçanti, në fund të tetorit u bë virale një video në të cilën shihet një shtetas turk, duke kritikuar një refugjate siriane në treg teksa blinte banane.

“Unë nuk mund të përballoj as një, ndërsa ju mund të blini një kilogram banane!”, – thotë burri me akuza ndaj vajzës.

Si reagim ndaj ngjarjes, në rrjetet sociale u publikuan video të shumta të refugjatëve sirianë, duke bërë shaka me incidentin, duke i portretizuar teksa konsumojnë banane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews