Ballina Bota Analiza Pse Joe Biden ka ende nevojë për Arabinë Saudite?

Pse Joe Biden ka ende nevojë për Arabinë Saudite?

Është e vërtetë që Donald Trump ka investuar shumë për të pasur marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite, veçanërisht në lidhje me planet e tij të përgjithshme për Lindjen e Mesme. Nuk ishte rastësi që detyrën përkatëse ia kishte ngarkuar vetë dhëndrit të tij Jared Kouchner.

Por Joe Biden duket se po zgjidh një rrugë tjetër, duke u përfshirë më tepër në abuzimet e shumta të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, përfshirë vrasjen e gazetarit Jamal Kasogi. Në fakt, një nga veprimet e para të qeverisë Biden ishte deklasifikimi dhe publikimi i një raporti të shërbimeve të inteligjencës që fajësonte qartë për vrasjen e Khashoggi, Princin  e  Kurorës Mohammed bin Salman.

Megjithatë, ky ishte një dimension. Sepse Arabia Saudite ka ende potencialin për të bërë presion ndaj SHBA-së apo edhe për ta shantazhuar atë.

Pse SHBA-ja ka nevojë për Arabinë Saudite

Rritja e  çmimeve të karburanteve, si rezultat i rritjes së kërkesës për energji, ka ushtruar presion të konsiderueshëm mbi ekonominë globale. Rritja e çmimeve reflekton  faktin se ka një kërkesë të lartë për karburant, pasi disa vende i janë rikthyer në “normalitetit”, pa një rritje të ofertës.

Dy vende janë vendimtare në këto diskutime: Arabia Saudite dhe Rusia. Të dy kanë mundësinë të rrisin ndjeshëm të ardhurat e tyre përmes rritjes së kërkesës për karburant. Arabia Saudite ka një pozicion unik, pasi është eksportuesi më i madh i naftës në botë dhe është i vetmi vend që ka aftësinë të rrisë prodhimin e vendit në mënyrë të tillë që të hedhë në treg sasi të konsiderueshme shtesë për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për t’i ulur ato njëkohësisht, raporton abcnews.al

Në këtë nivel, Arabia Saudite tradicionalisht ka kërkuar të ruajë një ekuilibër midis aftësisë për të rritur të ardhurat e saj nga nafta, veçanërisht në një kohë kur dëshiron të financojë projekte të mëdha që do ta bëjnë atë një vend miqësor për investime, siç është “Tranzicioni i Gjelbër” dhe mund të cilësohet si vendi që garanton se tregu i energjisë nuk është në kaos.

Dhe sigurisht ai e di që nafta është gjithashtu një element i fuqishëm diplomatik.

Rëndësia që ka Arabia Saudite për planet e SHBA-së në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite është në qendër të planeve të SHBA-së për Lindjen e Mesme. Pika kryesore këtu është procesi i “normalizimit” të marrëdhënieve me Izraelin. Në këtë pikë, administrata Biden duket e gatshme të vazhdojë deri diku përpjekjet e administratës Trump për të siguruar që aleatët e saj në Gjirin dhe Lindjen e Mesme do të nënshkruajnë marrëveshje diplomatike me Izraelin.

Megjithatë, Arabia Saudite nuk ka ndjekur gjurmët e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Marokut dhe Sudanit, të cilat kanë vendosur të nënshkruajnë marrëveshje diplomatike me Izraelin. Riadi, pavarësisht se i dha miratimin Bahreinit, një aleat i ngushtë i Izraelit,  tha se duhet të ketë përparim në çështjen palestineze.

Nga ana tjetër, SHBA-ja nuk do të dëshironte të ndërmerrte hapa “zbutës” që kanë filluar mes Iranit dhe Arabisë Saudite, pasi kjo do të formësonte një dinamikë të ndryshme në rajon dhe pjesërisht do të ndryshonte korrelacionin në dëm të Izraelit, megjithëse për Riad, çdo zgjidhje për konfliktin e përgjakshëm në Jemen kalon përmes një marrëveshjeje me Teheranin, raporton abcnews.al

Çfarë kërkon Riadi nga Uashingtoni?

Në thelb, Arabia Saudite, dhe veçanërisht Mohammed bin Salman, po i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos ndjekin angazhimet e fushatës së Joe Biden. Kjo do të thotë që SHBA-ja nuk duhet ta promovojë kaq shumë çështjen e të drejtave të njeriut, të mos zbatojë planet për të “ngrirë” disa shitje armësh dhe, natyrisht, të flasë drejtpërdrejt me Mohammed bin Salman, duke e njohur atë si njeriun me  të fuqishëm të Mbretërisë.

Riadi do të donte gjithashtu të shihte një korrelacion negativ me të në lidhje me luftën në Jemen dhe natyrisht të jetë në gjendje të vazhdojë të marrë furnizime me pajisje ushtarake. Në thelb, Arabia Saudite po kërkon një njohje të përtërirë nga Shtetet e Bashkuara pasi ajo mbetet një aleate e pazëvendësueshme në rajon.

SHBA po ndërmerr hapa për të përmirësuar marrëdhëniet

Në këtë sfond, SHBA-ja tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite. Në shtator, Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, zhvilloi një takim të nivelit të lartë midis një zyrtari të qeverisë amerikane dhe Mohammed bin Salman.

Në takim u diskutua edhe për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. I forti i Arabisë Saudite nuk e hodhi poshtë propozimin për normalizim, por përmendi një sërë masash që duhet të merren fillimisht dhe që reflektojnë  për një përmirësim të marrëdhënieve SHBA-Arabi Saudite.

Gjithashtu në një lëvizje me simbolikë të fortë, John Kerry, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për ndryshimet klimatike, përshëndeti Princin Mohammed pasi ai ishte një nga të ftuarit e Princit të Kurorës të “Iniciativës së Gjelbër për Lindjen e Mesme”.

Nga ana e tij, Anthony Blinken është në kontakt të  vazhdueshëm dhe është takuar me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan al-Saud. Dhe sigurisht, Departamenti i Shtetit miratoi kohët e fundit shitjen e parë të madhe të armëve për Arabinë Saudite në ditët e para të qeverisë Biden: 280 raketa për të rritur mbrojtjen ajrore saudite, në një kohë kur ajo ende po përballet me probleme serioze nga rebelët e saj.

/abcnews.al

Artikulli paraprakMoti i keq godet Italinë, 1 i vdekur dhe 4 të zhdukur në Sardenja (VIDEO)
Artikulli tjetërAbdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës (VIDEO)