Ballina Bota Forcohet lira, turku feston me daulle dhe curle (VIDEO)

Forcohet lira, turku feston me daulle dhe curle (VIDEO)

Një burrë, i kënaqur me rënien e kursit të këmbimit pas deklaratave të presidentit dhe kryetarit të AKP-së, Recep Tayyip Erdogan, filloi të kërcente nën shoqërimin e daulleve dhe surleve.

Cemal Çakır, polici i pensionuar që jeton në Samsun, shfrytëzoi daullet dhe surlet për tu tallur me njerëzit që mendonin se do të zhvlerësohet lira turke.

Një qytetar që ka regjistruar momentin, i cili ishte në mes të rrugës teksa po kalonte rrugën, fillimisht mendoi se ‘ka një dasmë’.

“Tingulli i daulleve dhe surleve është vërtet i këndshëm. Nëse nuk do të më vinte turp, do të luaja edhe unë. Urime kujtdo që e ka bërë këtë. Në fillim mendova se kishte dasmë, mendova se do të vinin të merrnin një nuse. Është hera e parë që hasem në një gjë të tillë”, tha ai.

https://youtu.be/RYkxSzBGEYQ

Ndryshe, lira turke gjatë ditës së djeshme ka fituar pikë kundrejt dollarit amerikan dhe tani një dollar këmbehet me 12.25 lira.

@tn.lajmelokale
@tetovanews